Telegrafi

Rusët kryejnë sulm me dron në Kharkiv, humbin jetën katër persona dhe 12 tjerë plagosen

Në sulmet ruse në qytetin e Kharkivit kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe 12 tjerë u lënduan, kurse guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov ka kumtuar lajmin e kobshëm në Telegram.

Sipas ekipeve emergjente në terren, nga sulmet ruse me dronë, janë plagosur 12 persona në atë rajon, kurse të gjithë janë dërguar për trajtim në spitalet më të afërta, transmeton Telegrafi.

Dronët rusë goditën qytetin në orët e para të mëngjesit – duke dëmtuar disa shtëpi dhe një ndërtesë 14-katëshe.

Lexo po ashtu Droni ukrainas godet direkt njërën prej rafinerive më të mëdha ruse

Syniehubov njoftoi se 15 dronë ishin lëshuar në ajër në rajonin e Kharkivit – ku disa prej të cilëve janë rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës.

Rusët pothuajse çdo mbrëmje kryejnë sulme me dron kamikaz mbi infrastrukturën civile të Ukrainës. /Telegrafi/