Site icon Telegrafi

Rusët kryejnë sulm me 17 dron Shahed në rajone të ndryshme të Ukrainës, 11 prej tyre i shkatërron mbrojtja ajrore e Kievit

Rusia ka kryer sulme me 17 dronë mbi Ukrainën gjatë mbrëmjes së kaluar, ka njoftuar ushtria ukrainase.

Si rezultat i luftimeve të ashpra janë shkatërruar 11 dronë Shahed në Mykolaiev, Odesa dhe në rajonin e Dnipros, thuhet në kumtesën e publikuar në Telegram.

Siq është bërë e ditur nga ushtria ukrainase, infrastruktura civile është dëmtuar në sulmin e mbrëmshëm rus më dronë në Odesa, kurse për fat të mirë nuk ka patur viktima, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ruse të municionit, “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell

Ushtria ruse gjatë mbrëmjes pretendon se ka rrëzuar një dron ukrainas në Krime, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.

Në anën tjetër, në një fabrikë municioni në Rusi ka ndodhur mbrëmë një shpërthim i fuqishëm, e deri më tani lidhur me këto shpërthime nuk e ka marrë përgjegjësinë ushtria ukrainase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version