Site icon Telegrafi

Rusët kishin kamufluar sistemin artilerik nën pemë, ukrainasit e detektojnë dhe e godasin – ushtarët e Putinit nuk arritën t’i ikin shpërthimit

Ushtria ukrainase po vazhdon të jetë “arrë e fortë” për ushtrinë ruse të Vladimir Putinit.

Ata çdo ditë po korrin suksese në fushëbetejë, e këtë më së miri e dëshmon videoja e fundit e filmuar nga ajri, transmeton Telegrafi.

Në një zonë të gjelbëruar një sistem artilerik i rusëve ishte kamufluar nën pemë, duke menduar se nuk do ta lokalizojnë ukrainasit.

Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas fillojnë trajnimin në Poloni për tanket gjermane Leopard 2

Por në momentin që predha filloi të fluturojë, ushtarët që ishin pranë sistemit artilerik fillojnë të vrapojnë për t’i ikur.

Megjithatë një veprim i tillë ishte i vonuar, pasi gjithçka përreth u bë shkrumb e hi.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që për disa sekonda nuk është parë asgjë nga tymi i zi që u ngrit në qiell. /Telegrafi/

 

Exit mobile version