Ushtria ukrainase ka arritur ta hedhë në erë një mjet të blinduar të ushtrisë ruse në Donetsk.
Madje nga Kievi kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për mjetin e blinduar që pastron fushat e minuara, transmeton Telegrafi.
Brenda këtij mjeti nuk kishte asnjë ushtar, por se shpërthimi tejet i fuqishëm bëri që kamera e dronit që filmonte nga ajri, të mos sheh asgjë për disa sekonda nga shpërthimi i fuqishëm.
Edhe pas këtij shpërthimi, droni filmoi vendin ku gjendej mjeti i blinduar, por nga ai nuk kishte mbetur as edhe një copëz metali.
Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve, ka detyruar sot zyrtarë pro-rusë në Kherson të fillojnë evakuimin e 60 mijë njerëzve në rajonin, që ata e kanë nën kontroll nga fillimi i luftës.
E rusët kanë publikuar pamjet ku shihen shumë njerëz duke pritur të dërgohen në rajone të ndryshme të Rusisë, nga frika se shumë shpejt pritet të zgjerohet kundërofensiva e ukrainasve në atë rajon. /Telegrafi/