Telegrafi

Rusët kërcënohen me vrasje nëse dezertojnë, ushtari i Putinit: Oficerët ikën dhe na lanë në vijën e frontit

Ushtari rus që është rekrutuar si rezultat i mobilizimit të pjesshëm, pretendon se eprorët rusë po ikin nga fronti në Ukrainë.

Ky ushtar gjatë një bisede të dhënë me gazetarin e mediumit të pavarur Verstka, ka thënë se ka përjetuar granatimin e forcave ukrainase në afërsi të Makijevke në rajonin e Luhanskut, ku eprorët e njësisë së tij kanë ikur nga vija e frontit – derisa tërë batalioni është urdhëruar të hapin istikame dhe të ruajnë pozicionet e tyre luftarake, transmeton Telegrafi.

Ushtari i identifikuar si Oleksi Agafonov, ka thënë se nga granatimet ukrainase janë vrarë rreth 500 ushtarë të mobilizuar rusë dhe atë brenda një dite.

“Na është thënë se kemi nga tri lopata për një batalion. Filluam të hapim istikame aq sa kemi mundur, kurse në mëngjes filluan granatimet”, shtoi ai.

“Kur filloi gjithçka, eprorët tanë ikën menjëherë. Gjatë granatimeve tentuam të vazhdojmë me gërmimet, por helikopterët na lokalizuan dhe filluan të shtien mbi ne”, shtoi ushtari rus.

Agafonov tha se rusët, të cilët u rekrutuan si pjesë e dekretit të mobilizimit të Putinit, nuk duan të luftojnë dhe po sjellin njerëz të mobilizuar nga i gjithë vendi në vijat e frontit për të mbyllur vrimat në mbrojtje.

“Në televizion po shfaqin pamje kinse gjithçka është mirë, e këtu në rajonin e Luhanskut të mobilizuarit janë dërguar në front. Kur u larguam nga atje pa oficerët që kishin ikur, po ktheheshim këmbë dhe pamë ushtarët me kontrata dhe vullnetarë që ishin në vijën e tretë, e të mobilizuarit po dërgoheshin në vijën e parë të frontit”, tha ndër tjera Agafonov.

Sipas tij, brenda ushtrisë ruse “mbretëron konfuzioni dhe mosmarrëveshja e plotë”.

“Të gjithë të mbijetuarit dhe ushtarët e rinj po shpërndahen nëpër batalione, nga ku po dërgohen në vijën e fronit për të mbushur vrimat e mbrojtjes”, shtoi ai.

Lajmi se komandantët ushtarakë rusë po tërhiqen, vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë vlerësoi se oficerët e njësisë ruse kishte të ngjarë të kërcënonin të qëllonin dezertorët.

Lajmi se komandantët rusë po tërhiqen vjen, pasi që ministria britanike e Mbrojtjes, vlerësoi se oficerët e njësive ruse ka të ngjarë të kërcënonin dhe të qëllonin dezertorët.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se forca ruse me siguri se kanë filluar të shpërndahen në njësitë e “trupave barrierë” apo “njësitë e bllokimit”, që do të duhej të parandalonin dezertimin e ushtarëve dhe eprorëve rusë.

Ata shtuan se komandantët e Putinit, ndoshta duan t’i mbajnë trupat e tyre në pozicione mbrojtëse “deri në vdekje”.

“Kohët e fundit, gjeneralët rusë ka të ngjarë të donin që komandantët e tyre të përdornin armë kundër dezertorëve, duke përfshirë ndoshta lejimin e të shtënave për të eliminuar shkelësit e tillë pas një paralajmërimi”, thuhet në raportin e britanikëve. /Telegrafi/