Telegrafi

Rusët kapen duke vjedhur lavatriçe dhe frigoriferë në Ukrainë

Rusët po vazhdojnë të humbasin kontrollin mbi disa vendbanime të Ukrainës, të cilat i kishin pushtuar javë më parë.

Kjo po bën që pushtuesit rus të lënë pas vetes edhe gjëra të ndryshme, të cilat është e vështirë të besohet se çfarë po ndodhë.

Së fundi, forcat rusë duke u përpjekur të iknin tentuan të vidhnin lavatriçe dhe frigoriferë.

Pamjet tashmë janë publikuar në rrjetet sociale teksa pos këtyre gjëra shihet edhe një motoçikletë.

Theksojmë se kjo nuk ishte hera e parë që rusët përpiqen të vjedhin gjësende nga shtëpitë e ukrainasve gjatë tërheqjes së forcave ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve. /Telegrafi/