Telegrafi

“Rusët kanë maskuar eksplozivët, e pamundur të shmangej hedhja në erë e tyre” – këshilltari ukrainas publikon pamjet e ndërtesës së policisë në Kherson

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka publikuar një video që thuhet se tregon një nga ndërtesat e Policisë Kombëtare në rajonin Kherson.

Siç ka shkruar ai, “rusët kanë maskuar eksplozivë në të”.

“Ishte e pamundur të shmangej hedhja në erë e tyre. Falë shkathtësisë së teknikëve të eksplozivëve, askush nuk u lëndua”, ka shkruar Gerashchenko, përcjell Telegrafi.

Pamjet vijnë disa ditë pasi forcat ruse janë tërhequr nga Kherson që ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.

Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”. /Telegrafi/