Telegrafi

Rusët kanë filluar të aplikojnë një taktikë të re luftimi, vrasja e bashkëluftëtarëve të tyre është bërë e zakontë

Në një përpjekje strategjike, forcat ruse po përdorin taktikën e gjuajtjes së bashkëluftëtarëve.

Praktika e “zjarrit miqësor” brenda radhëve të ushtrisë ruse nuk është risi, por derisa pushtimi rus në Ukrainë po hyn në muajin e 18-të, ky fenomen po bëhet çdo herë e më i shpeshtë, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë tërheq më shumë vëmendje është se forcave ruse më nuk po u interesojnë trupat e tyre, dhe se shpesh i përdorin si “mish për top”.

Lexo po ashtu Sulm i ri me dronë, shpërthime të fuqishme në qendër të Moskës – goditet një ndërtesë

Gjatë luftimeve në qershor, ushtarët rusë qëlluan me raketa pa dallim që rezultuan në viktima midis trupave të tyre, zbuloi për New York Times zëvendëskomandanti i Batalionit 129 të Mbrojtjes Territoriale.

“Rusët u përpoqën të nisnin një kundërsulm, të na shtynin jashtë dhe të na rrethonin, por gjithçka ndodhi ashtu siç e kishim imagjinuar. Por kur e kuptuan se duhej të jepnin territor, filluan të qëllonin pa dallim, varrosën shumë nga djemtë e tyre”, tha komandanti i batalionit të 129.

Është e qartë se luftëtarët rusë po përjetojnë humbje masive për shkak të strategjive të menaxhuara keq.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Raporti tregon se tendenca e Rusisë për të neglizhuar mirëqenien e trupave të saj po thellohet gradualisht, ndërsa kundërsulmi bëhet më seriozë.

Vitin e kaluar, një parashutist rus tha se batalione të tëra e pësuan nga “zjarri miqësor”.

Në qershor, gjatë marshimit të trupave mercenare të Wagner të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin drejt Moskës, mercenarët dhe anëtarët e njësive ushtarake zyrtare ruse hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/