Një javë pas fillimit të kundërofensivës që synon rikthimin e 350 kilometra katrorë që ishte nën kontrollin e ukrainasve në rajonin rus Kursk, forcat ruse kanë pësuar humbje marramendëse dhe kanë avancuar shumë pak në këtë drejtim.
Ata rimorën fshatin Pogrebki në veri të vendi, por duke marrë parasysh qindra ushtar rusë të vrarë – është një çmim shumë i lartë e në veçanti që akoma nuk janë as afër të rikthimit të territorit.
Problemi i rusëve është i dyfishtë. Së pari, ekziston një numër i kufizuar i rrugëve për të kaluar nga veriu në perëndim, kurse rusët po vazhdojnë të sulmojnë nëpërmjet të njëjtave rrugë – pavarësisht humbjeve të mëdha.
E dyta është nëse komandantët rusë po u japin trupave të tyre informacione të saktë lidhur me operacionet e tyre që i nisin në Kurusk, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo do të thotë se sulmet ruse janë edhe të parashikueshme—dhe të verbra. Është një recetë për humbje masive.
Kreigsforscher, një operator ukrainas i dronëve që mbështet mbrojtjen e Kurskut, ka numëruar 88 automjete ruse të shkatërruara në tre rrugë kryesore që kalojnë nëpër dhe përreth vendbanimit të Zelenyi Shylakh.
Njëmbëdhjetë prej atyre automjeteve – të ndara midis Regjimentit të 51-të Ajror, Brigadës së 83-të Sulmuese Ajrore dhe Brigadës së 155-të të Këmbësorisë Detare – u shkatërruan të mërkurën. Pa dyshim, më shumë po vijnë.
“Çdo ditë ata sulmojnë me mjete të blinduara luftarake. Kryesisht katër deri në gjashtë për një sulm”, raportoi Kriegsforscher.
Trupat ukrainase i kanë goditur rusët me mina, artileri, raketa, dronë e tanke. /Telegrafi/