Autoritetet ukrainase kanë filluar hetimet, pasi ushtarët rusë ia kanë prerë kokën një ushtari ukrainas në rajonin e Donetskut.
Kjo është bërë të ditur nga zyra e Kryeprokurorit ukrainas, Andriy Kostin, transmeton Telegrafi.
Ushtria ukrainase kishte pranuar një informacion gjatë 17 qershorit, se ushtarët nga një njësi ruse në qarkun Volnovakha të rajonit të Donetskut kishin urdhëruar të mos zënë rob lufte ushtarin ukrainas, por që t’i pritet koka.
Gjatë vëzhgimit nga ajri mbi pozicionet ruse në rajonin e Donetskut, forcat ukrainase vërejtën një autoblindë të dëmtuar që i përkiste forcave ukrainase.
Rusët kishin vendosur mbi kapakun e motorit të autoblindës, kokën e prerë të ushtarit ukrainas. /Telegrafi/
Нові жахливі докази злочинної політики рф, спрямованої на знищення українців. Ми отримали інформацію, що російські командири віддали наказ не брати в полон українських військовослужбовців, натомість вбити їх з нелюдською жорстокістю — шляхом обезголовлення. Факт обезголовлення… pic.twitter.com/UNZab2tiFY
— Andriy Kostin (@AndriyKostinUa) June 18, 2024