Trupat ruse sërish ia kanë huq – duke goditur pozicionet e tyre mbrojtëse në Novomykhailivka.
Ata tërë kohën gjuanin duke menduar se po godasin pozicionet ukrainase, por në fund doli se po gjuanin pozicionet e bashkëluftëtarëve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë mbetet e paqartë sesa të lënduar apo të vrarë kanë mbetur nga ky sulm i rusëve, që ngatërruan pozicionet e tyre mbrojtëse me ato të ukrainasve.
Kjo nuk është hera e parë që rusët ngatërrojnë pozicionet e tyre me të ukrainasve, apo të bombardojnë territorin e tyre në vend ndonjë qyteti apo fshati ukrainas.
Me dhjetëra raste janë raportuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kur ushtarët e Vladimir Putinit kanë hedhur bomba nga aeroplanët duke qenë të bindur se po bombardojnë Ukrainën – por që në fakt godisnin popullin e tyre. /Telegrafi/