Telegrafi

Rusët ia futën vrapit kur tanku i tyre u përfshi nga flakët, forcat ukrainase e sulmuan nga toka dhe ajri

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes forcave ukrainase dhe atyre ruse në mot ekstrem të ftohtë.

Kësaj here, ushtarët ukrainas shkatërruan një tank rus të tipit T-90M në Stepove në veri të Avdiika-s, transmeton Telegrafi.

Forcat ukrainase fillimisht sulmuan automjetin luftarak të rusëve me tankun e tyre M2A2 pastaj e sulmuan edhe nga ajri me dronin e tyre FPV.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, tanku i ushtrisë ruse shpërtheu nga goditjet dhe u përfshi nga flakët. Në ato momente, ushtarët rusë që ishin brenda në tank ia futën vrapit për të shpëtuar.

Pamjet u publikuan nga Brigada ukrainase e 47-të e Mekanizuar. /Telegrafi/