Site icon Telegrafi

Rusët hulumtojnë shqiptarët e Ukrainës (Video)

Një grup studiuesish rusë të Albanologjisë, në krye me Alexandar Novik, ka nisur një hulumtim për popullin shqiptar në Ukrainë që nga viti 1998.

Studimet dhe analizat që ka bërë ky ekip albanologësh, nuk kanë qenë punë e lehtë.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, ata arritën të botojnë Monografinë kolektive “Ekspedita  në Detin Azov – Gjuha dhe Kultura e Shqiptarëve të Ukrainës” që u promovua të martën në Prishtinë në kuadër të seminarit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, shqiptarët atje flasin më shumë në dialektin toskë.

Libri i studiuesve rusë që janë pjesëmarrës të seminarit të 36 të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, është botuar në gjuhën ruse. Por, ata u zotuan se atë do ta sjellin për lexuesit edhe në versionin shqip dhe anglisht.

Exit mobile version