Rusët kanë granatuar ndërtesat kolektive në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – Kharkiv, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe 16 tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Guvernatori rajonal Oleh Synehubov, tha se raketat goditën ndërtesat kolektive në Saltivka, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin e rusë mbi civilët.
“Është një sulm cinik mbi civilët që nuk ka kurrfarë arsyetimi – ku shfaqet haptazi agresiviteti i tyre. Nuk do t’ua falim kurrë, madje do të hakmerremi”, shtoi Zelensky.
Në fotografi të shumta që po qarkullojnë, shihen shërbimet emergjente pranë ndërtesave të përfshira nga zjarri dhe rrënoja të shumta. /Telegrafi/
#Kharkiv tonight. At least 6 dead and 16 injured as of 23:00 (UTC+3). More barbaric shelling by russian terrorists.
Nowhere in Europe is safe. No amount of blood will satiate the russian beasts. pic.twitter.com/6mt8fGJ6KM— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 17, 2022