Ushtria ruse po vazhdon me sulmet ajrore dhe bombardimin e rrjetit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Kjo ka bërë që miliona banorë të mbesin pa rrymë, kurse ajo çfarë po ua vështirëson më shumë jetën është edhe mungesa e ngrohjes dhe ujit të pijshëm, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër sulmet e djeshme ajrore mbi Kiev, i detyroi ekipet e mjekëve që po kryenin ndërhyrje kirurgjikale të detyrohen të përdorin bateri për ndriçim gjatë kryerjes së operacioneve.
Një i tillë është dokumentuar me video, ku shihen mjekët në Kiev duke operuar një pacient që kishte probleme me zemër.
Për fat të mirë spitali ishte i pajisur me gjenerator, por ato nuk mbulonin edhe pjesën e ndriçimit, kështu stafi u detyrua të përdorin bateritë për t’ia ndriçuar hapësirën kirurgëve.
Sipas mediave ukrainase, operacioni ka përfunduar me sukses dhe se pacienti tani është duke pushuar në dhomën e kujdesit intensiv. /Telegrafi/
At the #Kyiv Institute of the Heart, due to the shelling, the light went out during the operation on the child's heart.
Fortunately, the hospital has a generator, and the doctors were able to finish the operation. pic.twitter.com/1N9TYCbyEc
— NEXTA (@nexta_tv) November 24, 2022