Sipas medias së pavarur ruse Astra, një bombë ruse “ka rënë krejt befasisht” mbi një shkollë në fshatin Bykovka në qarkun e qytetit Yakovlevsky të Rusisë.
Bomba shkatërroi kulmin dhe përfundoi në zyrën e katit të tretë të këtij objekti shkollor, transmeton Telegrafi.
Nuk janë kryer evakuime nga shkolla në Bykovskaya, kurse policia dhe mbrojtja territoriale ka dërguar në terren ekipet e saj.
Gjithmonë sipas Astra, një bombë tjetër e tipit FAB-250 ka rënë në territorin rus gjatë 15 nëntorit, vetëm një kilometër e gjysmë larg fshatit Bely Kolodez në qarkun Shebekinsky.
Që nga fillimi i vitit, forcat e Kremlinit kanë hedhur të paktën 150 bomba në territorin e saj apo në zonat ukrainase që kontrollohen nga rusët.
Shumica prej tyre nuk kanë shpërthyer, por se me ekipet e deminimit janë hedhur në erë përmes shpërthimeve të kontrolluara. /Telegrafi/