Site icon Telegrafi

Rusët fundosën anijen e tyre të Flotës Baltike

Rusët fundosën anijen e tyre gjatë një stërvitje.

Më 19 mars të këtij viti një raketë goditi anijen e njohur me emrin “Kapitan Lobanov” gjersa vetëm sot është konfirmuar incidenti fatal.

Raketa ruse la të vdekur tre anëtarë të ekuipazhit dhe plagosi katër të tjerë.

Lexo po ashtu Momenti kur droni i ushtrisë izraelite hedh në erë veturën brenda të cilës humbën jetën tre pjesëtarë të “Xhihadit Islamik”

Tashmë janë publikuar në rrjetet sociale video të djegies së anijes gjatë ushtrimeve të marinës së Rusisë.

Raketa u lëshua gjatë një stërvitje të Flotës Baltike ruse, raportuan mediat e huaja.

Anija e vogël pësoi dëme të mëdha dhe më pas u fundos në det. /Telegrafi/

Exit mobile version