Në orët e hershme të 18 shkurtit, ushtria ruse thuhet se qëlloi për vdekje dy ushtarë të kapur ukrainas në zonën e përgjegjësisë së grupit operativ dhe strategjik të trupave Khortytsia.
Këtë e kanë thënë forcat tokësore të Ukrainës në një postim në Telegram, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.
“Këtë mëngjes, në zonën e përgjegjësisë së grupit operativ dhe strategjik të trupave Khortytsia, rusët treguan edhe një herë qëndrimin e tyre ndaj IHL (të drejtës ndërkombëtare humanitare) duke qëlluar dy robër lufte ukrainas”, thuhet në postim.
Ndërkohë më 9 shkurt, ishte shfaqur një video e forcave ruse duke vrarë të burgosur të luftës të paarmatosur ukrainas gjatë kapjes së pozicioneve ukrainase pranë fshatit Klishchiivka në rajonin e Donetsk. /Telegrafi/