Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev.
Ai tha se një person u vra në distriktin Solomyansk. “Qëndroni në strehimore!”, ka shkruar kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klischko në Telegram.
Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën, raporton bbc.
Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
One person killed by missile strike in Kyiv pic.twitter.com/yNPAxccKvz
— Ethan Swope (@EthanSwopePhoto) December 31, 2022