Midis 50 mijë dhe 70 mijë punëtorëve të teknologjisë janë larguar nga Rusia që nga fundi i shkurtit, tha Sergei Plugotarenko.
Kështu tha kreu i Shoqatës Ruse të Komunikimeve Elektronike në një debat parlamentar të 22 marsit për të ndihmuar industrinë e IT të kapërcejë krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta dhe sanksionet.
Sipas Radios Evropa e Lirë, ai paralajmëroi se “vala e dytë” e rreth 100 mijë ekspertëve të IT mund të largohet muajin e ardhshëm.
Theksojmë se shumë kompani teknologjike kanë pezulluar punën në shtetin rus pas agresionit në Ukrainë.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/