Një numër i madh i rusëve që janë mobilizuar për t’u dërguar në fushën e betejës në Ukrainë nuk janë të kënaqur me armët dhe pajisjet që marrin.
Nexta publikoi një video ku shfaqeshin rusët e mobilizuar duke treguar pushkët që morën.
Një nga të mobilizuarit ka bërë shaka pas zhurmës së një shpërthimi në sfond se ka qenë dikush që ka qëlluar veten kur ka parë armët e përmendura.
The mobilized showed the quality of the rifles they had been issued
One of the mobilized joked after the sound of the explosion in the background that someone shot himself when he saw these rifles. pic.twitter.com/2ChP8vq2PQ
— NEXTA (@nexta_tv) October 30, 2022
Theksojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar mobilizimin e ushtarëve rezervistë pas dështimeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.
Ukraina kohët e fundit ka nisur një kundërofensivë duke marrë shumë territore të kontrolluara nga focat ruse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/