Tre persona janë arrestuar për transportimin e barnave të falsifikuara kundër kancerit nga Rusia në Ukrainë.
Shumica e ilaçeve të rreme u krijuan në shtetin rus dhe në disa vende të Lindjes së Mesme, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, raporton skynews.
Tregtarët e dyshuar, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, kanë transportuar produktet përmes kufirit shtetëror, duke i fshehur ato në “hendekët teknologjikë të maskuara” në vetuat e tyre.
Ato në shtetin ukrainas shiteshin në internet dhe shpërndaheshin përmes barnatoreve dhe shërbimeve postare, tha ai.
Autorët bënë miliona hryvnia (monedha ukrainase) përmes skemës së paligjshme dhe u ekspozuan përmes një operacioni special.
“Një hetim është në vazhdim për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Ata mund të dënohen me 10 vjet burg”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/