Site icon Telegrafi

Rusët bombardojnë tregun në qytetin ukrainas, të paktën 16 të vrarë – publikohen pamjet e shpërthimit të fuqishëm

Të paktën 16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në tregun Kostyantiniviki, qytet në lindje të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/DefenceU/status/1699408130222813676?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699408130222813676%7Ctwgr%5E96b2674d48fcbb9598f2e67f286f5cb92ca22e3b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-puno-mrtvih-u-ruskom-napadu-na-trznicu-u-ukrajini-snimljen-trenutak-udara%2F2493235.aspx

“Artileria dhe aviacioni terrorist rus vrau 16 persona në qytetin Kostyantinivki në rajonin e Donetskut”, ka shkruar Zelensky.

Lexo po ashtu Kush është Rustem Umerov, ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes?

Ai shtoi se është bombarduar tregu dhe disa barnatore, ku për fat të keq numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas tij mund të rritet.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1699408657182597166?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699408657182597166%7Ctwgr%5E96b2674d48fcbb9598f2e67f286f5cb92ca22e3b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-puno-mrtvih-u-ruskom-napadu-na-trznicu-u-ukrajini-snimljen-trenutak-udara%2F2493235.aspx

Kostyantinivka gjendet në afërsi të vijës së parë të frontit.

“Ky krim rus duhet të ndalet sa më parë të jetë e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

Deri më tani autoritetet në Moskë nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm vdekjeprurës. /Telegrafi/

https://twitter.com/nexta_tv/status/1699396935679873203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699396935679873203%7Ctwgr%5Efedc22e363f2cdc64723bae7a7d2a47e3f8bd497%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4236342%2Fsnimak-ruskog-udara-na-pijacu-u-ukrajinskom-gradu-u-donbasu-najmanje-16-mrtvih

Exit mobile version