Ushtria ruse po vazhdon me sulme mbi civilët ukrainas, pavarësisht se Kremlini deklaron se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.
Madje sulmet ajrore vazhdimisht kanë për objektiv infrastrukturën energjetike, me qëllimin e vetëm që t’i lë ukrainasit të kenë probleme më të mëdha në ditët e ftohta të dimrit.
Në sulmet më të fundit në Kryvirih, janë goditur shtëpitë private, brenda të cilave kishte gra, fëmijë e pleq, transmeton Telegrafi.
Këtë e dëshmon videoja e patrulle të policisë së këtij qyteti, që shihen duke shpëtuar një fëmijë që kishte ngecur në rrënojat e shtëpisë së goditur nga raketat ruse.
Në video shihet se shumë pak ka mbetur na shtëpia që u bombardua dhe fëmijën që kishte ngecur nën to, por që për fat të mirë u nxjerr gjallë. /Telegrafi/
Patrol police of #KryvyiRih published a video in which a policeman rescues a child from the rubble of a house that was hit by a #Russian missile yesterday. pic.twitter.com/DJo2SxgPp6
— NEXTA (@nexta_tv) December 17, 2022