Ushtria ruse nisi një sulm me raketa në qytetin e Odesas, ku si pasojë katër persona humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur në zjarrin që shpërtheu në kampusin e studentëve të akademisë juridike të Universitetit të Odesas.
Deer Keeper, shef i administratës ushtarake në rajonin e Odesas ka njoftuar në Telegram se ka ndodhur sulmi raketor rus, transmeton Telegrafi.
Detaje për sulmin ka dhënë edhe i pari i qytetit ukrainas Hennadii Trukhanov, i cili tha se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë.
Nga ky sulm janë shkaktuar dëme në objekte si dhe në infrastrukturën civile. Në video të ndryshme shihet sesi kështjella e “Harry Potter” digjet.
Në anën tjetër, nuk dihet nëse ky sulm ka përfunduar apo akoma është duke vazhduar në këtë qytet, i cili nga fillimi i luftës ishte cak i rusëve. /Telegrafi/
❗️20 people were injured as a result of the Russian army's strike on #Odesa, the mayor of the city, Hennadiy Trukhanov said. pic.twitter.com/juHYe80Ugi
— KyivPost (@KyivPost) April 29, 2024
Російська армія завдала ракетного удару по Одесі. Відомо про вісім постраждалих та пожежу в палаці студентів Національного університету "Одеська юридична академія".
Відео з місцевих телеграм-каналів pic.twitter.com/CUtzBUbqZa
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) April 29, 2024