Dyshohet se 60 persona kanë vdekur pas sulmit me bombë në një strehimore të një shkolle në Ukrainë.
Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhanskit ku ishin strehuar 90 persona, sipas një zyrtari lokal.
Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 personat e strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë janë të plagosur, raporton cnn.
🇺🇦 MFA strongly condemns #Russian shelling of a school in Bilohorivka, sheltered 60 people, on May 7. #Russia committed this brutal war crime shortly before the Day of Remembrance and Reconciliation, constantly repeating the tragedy of World War II.#StopRussianWar pic.twitter.com/dxf3fX7GrZ
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 8, 2022
Trupat e pajetë të dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të kenë vdekur”.
Një aeroplan rus kishte hedhur një bombë në shkollën e fshatit Bilohorivka, e cila është rreth dhjetë kilometra larg vijës së frontit.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime në lindje të shtetit ukrainas duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/
🇷🇺troops dropped an air bomb on a school in the village of Bilohorivka, Luhansk Oblast, said the Luhansk Oblast Head Serhiy Haidai. About 90 villagers were in the building who did not have time to escape. 30 people have already been rescued from the rubblehttps://t.co/xzyDPiu1zc pic.twitter.com/mvTuqrCA3W
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) May 7, 2022