Trupat ruse kanë bombarduar një ndërtesë shumëkatëshe në Kharkiv në natën e 30 tetorit.
Si pasojë e sulmit një 11-vjeçar është vrarë dhe 34 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.
Oleg Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkivit, ka njoftuar në Telegram për këtë sulm.
Hyrja e ndërtesës ishte shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa vetura civile u shkrumbuan nga zjarri.
Raportohet për shumë persona që dyshohet të kenë ngecur nën rrënoja, kurse lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti ukrainas.
Ai postoi në llogarinë e tij në Facebook dhe X, pamje nga pasojat e këtij sulmi mbi ndërtesën kolektive të banuar nga civilët. /Telegrafi/
Росія вдарила керованою авіабомбою по девʼятиповерхівці в Харкові.
Відео – Володимир Зеленський в Telegram pic.twitter.com/TEGbjcgjv7— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) October 30, 2024