Site icon Telegrafi

Rummennigge: Alonso do të jetë trajner fantastik, do doja rikthimin e tij te Bayerni

Karl-Heinz Rummenigge ka folur me admirim për Xabi Alonson, i cili ka luajtur tre sezone te Bayern Munichu  para se të pensionohet dhe ka diskutuar kthimin e spanjollit në klub si trajner.

Alonso, 37 vjeç, po studion aktualisht për zejen e trajnerit dhe është i hapur për këtë fazë të re në karrierën e tij, ndërsa tashmë është i ftuar për punë te Bayerni.

“Do të doja që ai të kthehej dikur në Bayern”, ka thënë Rummenigge për Alonso në mediumin Kicker.

Lexo po ashtu Spanja po e përgatit një brez të rinj trajnerësh –Raul, Valdes, Alonso, Senna e shumë të tjerë fillojnë punën për tu pajisur me licenca

“Ai do të jetë një trajner fantastik”.

“Xabi rrezaton një autoritet natyror, ka pasur trajnerë të shkëlqyer, flet disa gjuhë”.

“Ai është një personalitet i jashtëzakonshëm”.

Rummenigge ishte gjithashtu një tifoz i madh i Alonsos edhe si lojtar.

“[Alonso ishte] gjeneral në mes të fushës. Ai ishte i tërhequr nga topi, ai e shpërndante topin në mënyrë të mrekullueshme, ndonjëherë e ngadalësonte lojën, ndonjëherë e përshpejtonte atë”.

Lexo po ashtu “Xabi Alonso, trajner i ardhshëm i Liverpoolit”

“Xabi mendonte dhe luante shpejt”, përfundoi drejtuesi gjerman i Bayernit.

Gjatë tre sezoneve të tij në Bavari, midis 2014-17, Alonso luajti në 79 ndeshje dhe shënoi pesë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version