Site icon Telegrafi

Rummenigge: Ofertat e Interit për Vidalin janë të kota

Bayern Munich ka paralajmëruar se çdo ofertë nga Interi për Arturo Vidal do të jetë e kotë pasi mesfushori kilian do të qëndrojë ‘100 për qind’.

Raportet gjatë javës së kaluar e kanë lidhur Interin me një goditje 50 milionë eurosh për Vidalin, por drejtori i Bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge – një ish-lojtar i Nerazzurrëve – përjashtoi kategorikisht shitjen e ish-yllit të Juventusit.

Lexo po ashtu Interi ka gati 50 milionë euro për Vidalin

“Unë mund të përjashtoj largimin e Arturo me 100 për qind. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë fillimisht Rumenigge për Tuttomercatoweb.

“Nuk kam dëgjuar nga askush në Inter deri tani, unë kam lexuar vetëm atë që është shkruar në media”.

Lexo po ashtu "Interi ta harrojë Vidalin"

“Pavarësisht kësaj, çdo ofertë nga Nerazzurrët do të ishte e kotë”.

“Vendimi për të mbajtur Vidalin në skuadër është bërë shumë kohë më parë”, përfundoi drejtori i Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version