Stefan Reinartz, ish bashkëlojtar i Toni Kroos te Bayer Leverkusen, ka treguar arsyen kryesore pse Bayern Munich e ka lejuar të largohen lojtarin drejt Real Madridit.
Lojtari është pensionuar nga futbolli shkaku i lëndimeve, por Reinartz ka mbetur shok me Kroosin edhe pse ka luajtur vetëm për një sezon në Bay Arena me gjermanin e famshëm.
“Bayern nuk bëri përpjekje për ta ndal lojtarin. [Manchester] City dhe United e donin me çdo kusht, por Madridi i mposhti duke nënshkruar me të për 25 milionë euro”.
“Ai është mik i imi dhe e di të gjithë ngjarjen si ka ndodhur kjo. Atij iu ofruar një kontratë e re, por në atë kohë edhe [Mario] Gotze që ishte në të njëjtën moshë me të iu ofrua më shumë”.
“Bayerni nuk dëshironte të paguante 10 milionë euro dhe Rummenigge i tha Tonit se nuk do të marr më shumë para pasi nuk je një lojtar i klasit botëror”.
“Por Toni nuk u largua shkaku i parave, ai kishte nevojë për besim dhe njerëzit në Real ia dhanë këtë. Për këtë arsye”, ka thënë Reinartz për Die Welt.
Tutje ai shtoi se Kroos ishte lojtar i madh që në moshë të re dhe e bënte diferencën ku luante.
Gjermani sot është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë. /Telegrafi/