Telegrafi

Rummenigge: Lewa qëndron qind për qind për sezonin e ardhshëm, askush nuk mund të blejë një lojtar kundër vullnetit të Bayernit

Kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka hedhur poshtë idenë e shitjes së sulmuesit Robert Lewandowski këtë verë.

Sulmuesi i Polonisë ka qenë në Allianz Arena që nga viti 2014, duke shënuar plot 142 gola në 184 ndeshje dhe duke u ngritur si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.

Lexo po ashtu Lewandowski ka marrëveshje me Real Madridin?

Raportet kanë pohuar se Real Madridi është i interesuar të sigurojë nënshkrimin e 29-vjeçarit këtë verë, pasi ata do të përpiqen të sjellin një tjetër nënshkrim ‘Galactic’.

Rummenigge dhe Lewandowski

Megjithatë, Rummenigge thotë se asnjë ofertë nuk do ta tundojë Bayernin për shitjen e tij dhe ka treguar rastin e Franck Ribery në vitin 2008 si dëshmi, me klubin që thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus shërbimet e Jose Bosingwas.

“Më pëlqen të supozoj se Robert njëqind për qind do të luajë në Bayern Munich sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Kicker.

“Çfarë duhet të na motivojë për të marrë një drejtim tjetër?”

Lexo po ashtu Van Gaal: E doja Lewandowskin te Unitedi dhe ai e donte transferimin, por Bayerni bllokoi gjithçka

“Gjithmonë më pëlqen të kujtoj vitin 2008, kur kemi pasur një ofertë të mahnitshme nga Chelsea për Franck Ribery”.

“Që nga ajo ditë, e gjithë bota e futbollit e dinte, askush nuk mund të blejë një lojtar të Bayern Munichut kundër vullnetit të Bayern Munichut”, përfundoi kryetari i klubit. /Telegrafi/