Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munich, nuk kafshon kurrë gjuhën e tij. Në një intervistë me Sky Sports ai foli për transferimin e mundshëm të David Alabas te Real Madridi.
Por, ai gjithashtu kishte disa fjalë edhe për situatën ekonomike të Barcelonës dhe posaçërisht, shifrat marramendëse të kontratës së Lionel Messit që zbuloi El Mundo.
Legjenda gjermane beson se këto shifra janë për t’u shqetësuar, megjithëse është i bindur se, në planin afatgjatë, nuk do të jetë problem për Barcelonën.
“Kam lexuar për borxhet e Barcelonës, derisa kam ngrënë mëngjes dhe gati sa nuk u ngulfata. Nëse Bayern do të kishte atë borxh nuk mund të flinte lehtë. Por, nuk mendoj se do të ndodhë gjë. Një klub si Barcelona nuk do të fundoset thjesht për shkak të vlerës së madhe që ka për një rajon si Katalonia”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, Rummenigge nuk e gjen këtë etike dhe e përdor klubin e tij si një model: “Sidoqoftë, unë pendohem shumë që klubet mund të marrin borxhe në këtë mënyrë. Në Bayern ne ishim dhe vazhdojmë të jemi model dhe nëse marrim parasysh atë që ndodh në Barcelonë ose në Itali, ku pagat nuk paguhen më. Këtu ne ndjekim suksesin sportiv, nga njëra anë dhe stabilitetin ekonomik, nga ana tjetër “.
Kontrata e Messit arrin në 555,237,619 euro bruto, që e bën atë “kontratën më të shtrenjtë në historinë e sportit” dhe dyfishin e kostos së të gjitha sektorëve të tij sportivë për Barcelonën. /Telegrafi/