Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar interesimin e Milanit për Renato Sanches.
Por, me këtë rast ka theksuar faktin se ende nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve për portugezin.
“Mund të konfirmoj se Milani ka shfaqur interesim për Renato Sanches, por ende nuk ka akordim”, ka thënë Rummenigge.
Oferta e klubit italian ishte shtatë milionë për dy sezone në formë të huazimit dhe 40 milionë euro për blerjen definitive.
Anësori mbush 20 vjet në muajin tjetër dhe verën e kaluar u transferua te bavarezët për 35 milionë euro. /Telegrafi/