Rumania do t’i dhurojë Ukrainës dy sisteme operative Patriot, ka njoftuar këshilli suprem i mbrojtjes i vendit.
Këshilli tha se vendimi ishte “bazuar në një vlerësim teknik të thelluar” dhe “të gjitha masat po ndërmerreshin për të eliminuar rrezikun e krijimit të dobësive të mundshme për Rumaninë”.
Në një deklaratë, ajo përsëriti se qëndrimi i Rumanisë do të vazhdojë të jetë se Ukraina ka “të drejtën legjitime” për të mbrojtur veten kundër pushtimit të Vladimir Putinit, raporton skynews.
Kujtojmë se sistemi Patriot është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe mund të synojë raketat balistike taktike, raketat e lundrimit dhe aeroplanët e avancuar.
Ukraina ka thënë se ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga breshëria e sulmeve me raketa dhe dronë nga forcat ruse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/