Site icon Telegrafi

Ruiz thotë se do ta pensionojë para kohe Joshuan nga boksi

Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz ka thënë se do ta pensionojë Anthony Joshuan para kohe në humbjen që do t’ia shkaktojë.

Meksikano-amerikani dhe britaniku do ta zhvillojnë rimeçin më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, derisa në pyetje do të jenë tre titujt e peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF.

Ruiz e mposhti Joshuan në qershor të këtij viti duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, por edhe që i mori tre titujt.

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Kampioni në fuqi është bindur se mund t’i mbrojë të tre titujt dhe për më shumë do ta pensionojë britanikun nga boksi.

Lexo po ashtu Tyson Fury: Nëse Joshua humbë ndaj Ruizit, do të pensionohet

“Duhet ta bëjë. Duhet ta bëjë, është e drejtë? Ai po ashtu po tenton t’i jap fund karrierës time. Do jem vetëm unë ose ai në ring. Unë jam dhe do të jem”, ka thënë ai për Sky Sports.

Joshua në anën tjetër ka thënë se do t’i jap pak shanse Ruizit dhe do ta mposhtë sa hap e mbyllë sytë. /Telegrafi/

Exit mobile version