Andy Ruiz mund ta humbë njërin nga katër titujt e botës, para se ta ketë shansin që t’i mbroj ata.
Meksikano-amerikani e ka shokuar botën e boksit duke e mposhtur Anthony Joshuan në të shtunën mbrëma, duke e rrëzuar katër herë në dysheme.
Pasi e mposhti boksierin britanik, Ruiz është shpallur kampion i katër titujve si, WBA, WBO, IBO dhe IBF në peshat e rënda.
Një rimeç është planifikuar në fund të këtij viti në Britaninë e Madhe, por që në luftë mund të mos jenë katër titujt e botës. Andy Ruiz mund të jetë i detyruar që ta mbrojë titullin IBF, duke u përballur me Kubrat Pulev, pasi ai do të jetë sfidues i detyrueshëm në këtë divizion.
29-vjeçari mund të mos e pranojë përballjen me Pulevin, në mënyrë që të ripërballet me Anthony Joshuan, por kjo do të thotë se ai mund ta humbë titullin IBF.
Duke folur për një rimeç, promoteri i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë: “Ne do ta organizojmë një rimeç në nëntor ose në dhjetor”. /Telegrafi/