Andy Ruiz Jr ka rënë dakord në parim për të luftuar me Anthony Joshua në Arabinë Saudite për rimeçin e planifikuar.
Mbreti i unifikuar në peshën e rëndë ka vendosur më në fund të pranojë që të përballet me Joshuan në Lindjen e Mesme.
E gjithë kjo erdhi pasi Ruiz Jr mori një ofertë të re dhe më të mirë financiare për ta zhvilluar përballjen në këtë vend.
Meksikano-amerikan ishte i vendosur të fitonte nëntë milionë dollarë të garantuar për t’u përballur me Joshuan, por ai tani do të fitojë disa “miliona më shumë” pasi goditi me sukses termet financiare me promoterin Eddie Hearn.
Sources: Andy Ruiz Jr. has agreed in principle to head to Saudi Arabia for the rematch with Anthony Joshua on Dec. 7 after receiving a new financial package. Full details and storylines to watch now that #RuizJoshua2 is moving forward at @TheAthleticBOX: https://t.co/dvPROnpyny
— Mike Coppinger (@MikeCoppinger) August 22, 2019
Joshua, ndërkohë, humbi titujt e peshave të rënda në debutimin e tij amerikan në qershor dhe ai është i bindur që Ruiz Jr e mposhti atë me një grusht “me fat”.
“Me një grusht me fat. Me një grusht të dërguar nga zoti”, ishin fjalët e Joshuas për Sky Sports pas humbjes nga Ruiz Jr.
Ndryshe, revanshi i shumëpërfolur mes Ruiz Jr dhe Joshua pritet të zhvillohet më datë 7 dhjetor në Diriyah të Arabisë Saudite. /Telegrafi/
Neutral grounds – LETS GO – Dec 7th, time to be 2X – 258MGT 👑 pic.twitter.com/cNOJV3QkYX
— Anthony Joshua (@anthonyjoshua) August 9, 2019