Telegrafi

Rui Patricio shkurton pushimet verore për t’iu bashkuar Romës

Rui Patricio ka vendosur të bashkohet me Romën javën e ardhshme, me portierin e Wolverhampton Wanderers që ka shkurtuar pushimet e tij të verës në mënyrë që të fillojë punën me trajnerin Jose Mourinho.

Giallorossët filluan të enjten stërvitjet para-sezonale dhe thuhet se përfunduan transferimin e Rui Patricio në Olimpico, si huazim me mundësi blerje që bëhet e detyrueshme pas 20 ndeshjeve.

Sipas mediumi Sky Sport Italia, marrëveshja është bërë praktikisht dhe Wolves përfundimisht do të pranojë rreth 11 milionë euro plus bonuse.

Lexo po ashtu Marrëveshja drejt finalizimit, Roma siguron shërbimet e Rui Patricios

Portugezi Rui Patricio, i cili po merrte pjesë në Euro 2020 me vendin e tij, madje është i përgatitur të shkurtojë pushimet e tij për një javë në mënyrë që të fillojë punën me Mourinhon.

Është sugjeruar që 33-vjeçari do të takohet me skuadrën, duke e lënë familjen e tij në Algarve.

Përveç portierit portugez, edhe shqiptari Granit Xhaka është përmendur shumë si një transferim i verës për Romën. /Telegrafi/