Site icon Telegrafi

Rugova porosit Osmanin: Ose ktheju partisë, ose shko në Vetëvendosje

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, karshi partisë së tyre.

Rugova në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i rekomandon Osmanit që të anëtarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, qëndrimi i saj në LDK, vetëm për formalitet është fyerje për një pjesë të vogël të LDK-së.

Ai i bën thirrje Osmanit, ose të kthehet në parti ose të shkojë në LVV.

“I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës. Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjeter”, ka shkruar Rugova, në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version