Telegrafi

Rugani lë Juventusin, kalon te Rennes në Ligue 1

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani do të luajë në Ligën e Kampionëve me Rennesin, pasi thuhet se klubet kanë rënë dakord për huazimin e tij.  

Qendërmbrojtësi ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me Neëcastle United, West Ham, Fulham, Sevilla dhe Valencia.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia shkruan se ai ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Stade Rennes në Ligue 1, si huazim me një kosto prej 1.5 milionë euro.

Klubi francez do të paguajë pagën e tij të plotë gjatë periudhës së huazimit, por nuk do të ketë mundësi blerje.

Rennes janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Në shortin e Ligës së Kampionëve, Rennes në grup do të jetë me Sevillan, Chelsean dhe FC Krasnodarin. /Telegrafi/