Daniele Rugani do ta njoftojë Juventusin se dëshiron t’i bashkohet Chelseat – bën të ditur Gazzetta dello Sport.
Sipas gazetës, qendërmbrojtësi italian ka arritur marrëveshje personale me klubin londinez dhe dëshiron të transferohet në Ligën Premier.
Blutë e kanë kërkuar 23-vjeçarin gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë se trajneri Maurizio Sarri e pëlqen lojën e tij.
Dhe derisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy klubeve, Rugani dëshiron që transferimi të realizohet.
Në rast të largimit të tij, Juve do të kërkojë shërbimet e dyshes së Atletico Madridit, Stefan Savic dhe Diego Godin.
Po ashtu, gjatë mëngjesit të të martës, është raportuar se në Torino mund të kthehet mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci.
Rugani rrjedh nga Akademia e Empolit dhe si i ri ishte transferuar te Juventusi, por u la në huazim te skuadra paraprake deri në vitin 2015. /Telegrafi/