Arsenali thuhet të ketë arritur marrëveshje për kushtet personale të Daniele Ruganit, ndërkohë që Juventusi mund ta pranojë huazimin me obligim blerjeje.
Sipas ekspertit të Sportitalia, Alfredo Pedulla, Topçinjtë e kanë dritën e gjelbër për të nënshkruar me mbrojtësin italian.
Në Emirates, 25-vjeçari do të paguhet katër milionë euro plus bonuset të lidhura me paraqitjen e tij.
Tash u mbetet dy klubeve që t’i finalizojnë detajet, në ndërkohë Juve që dëshiron ta shesë lojtarin, mund ta pranojë huazimin me obligim blerjeje në fund të sezonit.
Njëherësh, opsion është edhe huazimi dyvjeçar që në total do të kushtonte rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/