Telegrafi

Rudigerit mund t’i lejohet largimi, Chelsea synon transferimin e Militaos

Chelsea është tejet e interesuar që të transferojë Eder Militaon nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

The Blues janë të gatshëm që të ofrojnë mbi 40 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, derisa janë në rrezik të humbasin Antonio Rudigerin në fund të edicionit.

Nëse gjermani largohet, Chelsea nuk ka vendosur ende për të ardhmen e Thiago Silvas që aktualisht është 37-vjeçar, ndërsa Andreas Christensen e Trevoh Chalobah ende kanë nevojë të fitojnë më shumë përvojë.

Kështu, nëse Real Madridi synon transferimin e Rudigerit si lojtar të lirë, atëherë skuadra londineze dëshiron t’i sigurojë shërbimet e Militaos.

Real Madridi ngurron ta shesë brazilianin, pasi e sheh si pjesë kyçe e planeve të tyre për të ardhmen.

Mirëpo, Chelsea mund të bind Militaon me një pagë të majme, për të kaluar në Stamford Bridge, e që do t’i hapte rrugë largimit të Rudigerit. /Telegrafi/