Site icon Telegrafi

Rudiger tregon dy yjet e Chelseat që e kanë befasuar atë më së shumti me paraqitjet e tyre

Antonio Rudiger ka përzgjedhur dyshen Nicolas Jackson dhe Cole Palmer për t’iu dhënë lëvdata të veçanta duke thënë se trajnerin Enzo Maresca ka shumë futbollistë të talentuar tek Chelsea.

Maresca shumë shpejt u përshtat në ‘Stamford Bridge’ pasi mori drejtimin e klubit duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon.

Pasi shpenzoi një shumë në regjionin e 220 milionë eurove gjatë verës, Chelsea ka humbur vetëm një ndeshje në Ligën Premier dhe momentalisht mban vendin e katërt.

“Jam shumë i lumtur veçanërisht për Nicolas Jackson, sepse ai tani po i merr golat e tij dhe mendoj se është një lojtar fantastik”.

“Ai ishte thjeshtë paksa i pafat me finalizimin e tij, por jam i sigurt se do të përmirësohet. Ai është shumë, shumë i mirë”, ka thënë Rudiger.

Reprezentuesi gjerman gjithashtu ka thënë disa fjalë edhe për Cole Palmer, duke thënë se ai ia ka dëshmuar të kundërtën.

“Cole Palmer, më ka befasuar shumë. Ai me të vërtetë më befasoi mua, ju mund të thoni, ‘Oh, ai po luante me këta lojtarë të mëdhenj’. Në rregull, por ju duhet të shkoni tek një ekip tjetër dhe ta shfaqni dhe ai e bëri këtë”.

“Ai e bëri dhe ia heqim kapelën sepse është një lojtar me të vërtetë shumë, shumë i mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version