Antonio Rudiger do të vazhdojë të jetë një lojtar i Chelseat edhe për disa vite.
Që nga ardhja e trajnerit të ri Thomas Tuchel, Rudiger ka qenë një futbollist i formacionit bazë dhe ka shfaqur formë të lartë.
Mbrojtësi gjerman ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022, por kjo kontratë do të zgjatet nga londinezët.
Chelsea i ka ofruar lojtarit kontratë të re deri në vitin 2024, ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.
28-vjeçari është pjesë e londinezëve që nga vera e vitit 2017 kur iu bashkua nga Roma për 35 milionë euro.
Pikërisht ish-skuadra e tij Roma ka shfaqur interesim për të, por në garë janë edhe Milan, PSG, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund.
Megjithatë largimi i mbrojtësit nga Chelsea nuk do të ndodhë. /Telegrafi/