Telegrafi

Rudiger pëlqen fanellat e reja të Chelseat, thirrje për klubin anglez? (Foto)

Chelsea ka zbuluar fanellat për sezonin 2017/18 dhe menjëherë interesimi në media për klubin anglez është rritur.

E gjitha kjo pasi i shumë kërkuari nga Blutë, Antonio Rudiger, ka pëlqyer një fotografi të postuar nga Nike në Instagram.

Ylli i Romës duket se ka vullnet t’i bashkohet klubit anglez dhe se kjo është një thirrje nga ai.

Çmimi i mbrojtësi është rreth 40 milionë euro.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Interi nga Serie A. /Telegrafi/