Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka komentuar nisjen e mirë të sezonit nga Blutë.
Gjermani ka thënë se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e posedimit të topin pasi kështu lojtarët me tipare sulmuese nuk kanë nevojë të tërhiqen mbrapa për të ndihmuar fazën mbrojtëse.
25-vjeçari në këtë mes është ndalur te dyshja Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante, të cilët nën taktikat e Maurizio Sarrit janë treguar fantastik.
“Siç edhe po e shikoni ne e mbajmë topin shumë dhe tentojmë të bëjmë preson para”.
“Për lojtarët sulmues kjo është diçka e mirë pasi ne në shumicën e kohës e kemi topin”.
“Lojtarët si N’Golo dhe Mateo janë një përzierje e mirë. Këta dy lojtarë mund të mbrojnë dhe sulmojnë mirë”, ka thënë Rudiger.
Ndeshja e ardhshme e Chelseat është kundër Bournemouthit. /Telegrafi/