Antonio Rudiger pritet të fluturojë të martës ose të mërkurën për testet mjekësore te Chelsea pasi thuhet se Roma ka ranë dakord për një marrëveshje prej 33 milionë euro plus bonuset prej pesë milionësh.
Giallorossët kishin planifikuar të shisnin njëri nga qendërmbrojtësit e tyre gjatë këtij sezoni dhe kur Kostas Manolas u tërhoq në minutat e fundit nga transferimi prej 35 milionë eurosh në Zenit duke refuzuar të marr pjesë teste mjekësore, ata u kthyen tek Rudiger.
Sipas Sky Sport Italia, Roma tashmë kanë pranuar një ofertë me vlerë 33 milionë euro plus një bonuse prej pesë milionësh në varësi të performancës.
Rudiger nuk mund ta përfundojë transferimin, pasi ai po merr pjesë në finalen e Kupës së Konfederatave midis Gjermanisë dhe Kilit, e cila zhvillohet nesër mbrëma (e diel) në Rusi.
Megjithatë, mbrojtësi gjerman pritet të fluturojë të martën ose të mërkurën drejt Londrës dhe të ketë testet e tij mjekësore para zyrtarizimit si lojtar i Bluve.
Roma tashmë ka shitur Mohamed Salah në Liverpul për 42 milionë euro plus bonuse tetë milion euro dhe sot Leandro Paredes zyrtarisht u bashkua me Zenit për 23 milionë euro plus katër milionë euro tjera bonuse. /Telegrafi/