Antonio Rudiger pranon se është i lumtur në Chelsea, por refuzon të përjashtojë një rikthim në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi gjerman sheh kontratën e tij që skadon në fund të sezonit dhe ka raporte se Juventusi është hedhur në radhë për të siguruar shërbimet e tij në korrik.
Rudiger është në dispozicion për të nënshkruar një marrëveshje para-kontrate përpara një transferimi të lirë në fund të sezonit.
Ish-mbrojtësi i Romës foli për Sky Sport Italia pas fitores 2-1 të Chelseat ndaj Lille mbrëmë dhe refuzoi të përjashtonte një rikthim në Itali.
“Për momentin që jam këtu, jam i lumtur këtu, do të shohim, do të shohim…”, ka thënë Rudiger për Sky Sport Italia.
Rudiger iu përgjigj pyetjeve në anglisht, por gjithashtu shtoi një fjalë në italisht: ‘magari’, që përkthehet në ‘ndoshta’ ose ‘shpresoj’.
29-vjeçari luajti 72 ndeshje gjatë periudhës së tij dyvjeçare te Roma.
Ai iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2017 dhe ka luajtur 161 ndeshje me Blutë, ku luajti nën drejtimin e dy trajnerëve italianë: Antonio Conte dhe Maurizio Sarri. /Telegrafi/