Një person ka humbur jetën dje në Suharekë si pasojë e goditjeve nga rryma.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti nën hetime./Telegrafi/